Ardian Ismajli: Dua që Shqipëria dhe Kroacia të kualifikohen tutje
Mbrojtësi Ardian Ismajli dëshiron që kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë të kualifikohen nga grupi i “vdekjes”.
Kroacia dhe Shqipëria ndodhen në grupin më të vështirë të mundshëm, ku gjenden edhe Spanja me Italinë.
Ismajli në një intervistë të gjatë për mediat kroate ka treguar se pret një grup të vështirë, ku shpreson që Shqipëria dhe Kroacia të sigurojnë avancimin tutje.
“Do të doja që Kroacia ta kalojë grupin së bashku me Shqipërinë”.
“Grupi ku janë tre skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve, si Spanja, Kroacia dhe Italia janë grupi më i vështirë për Shqipërinë. Na ranë në short tre kombëtare të mëdha, por e dini si është, s’ka kundërshtarë të lehtë në Evropian. Të gjithë ata që janë kualifikuar meritojnë të jenë aty dhe shpresojnë ta kalojnë grupin, ashtu edhe ne”.
“Kur nisen kualifikimet, shumë njerëz konsideruan çekët dhe polakët të jenë favorit, por në fund ishim të parët në grup që nënkupton se e merituam”.
“Kroacia përfshin Vlasic, Juranovic dhe Erlic që i kam takuar në Itali. Do të jetë mirë t’i shoh në fushë, t’i shkëmbej fanellat. Në pesë vitet e fundit, Kroacia ka fituar tre medalje, e dimë sa të fortë janë dhe çfarë mentaliteti kanë”.
Në fund, ai deklaroi se forca më e madhe e Shqipërisë është sulmuesi Jasir Asani, i cili po rikthehet nga një lëndim serioz.
“E di sa e fortë është skuadrat nën urdhrat e Dalic, i njoh të gjithë lojtarët individualisht, ku luajnë. Jo vetëm Kroacia, Spanja dhe Italia janë gjithashtu kombëtare të mëdha dhe do të jetë interesante se si do të ndryshojnë gjërat në grup. Do ta bëjmë më të mirën në fushë, por si përfundon – futbolli është i paparashikueshëm, loja mund të shkoj nga një drejtim në një tjetër, besoj se kemi shanse pavarësisht që kombëtaret tjera janë favorite”.
“Do të jetë shfaqje. Jam i sigurt se do të kemi shumë tifozë sepse janë shumë shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe do të shoh shumë shqiptarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Të gjithë do të duan të shohin sa mund të bëjmë me tre kombëtare të mëdha dhe tani nuk kam dyshime se do të kemi mbështetje, së paku aq sa rivalët tonë”.
“Nëse Jasir Asani që po rikthehet nga një lëndim serioz, nëse menaxhon të luaj që të gjej formën e duhur, do të jetë përforcimi ynë më i fortë. Do të jemi skuadër mirë e organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muci, Asllani, Hysaj... Cikalleshi që e njeh nga Split, Uzuni që luajti për Lokomotiven”, deklaroi ai për
“24sata.hr”.
Shqipëria do t’i nis kualifikueset për fazën e eliminimit direkt ndaj Italisë, pastaj përballet me Kroacinë dhe në fund me Spanjën. Matematikisht, “Kuq e Zinjtë” duhet të arkëtojnë së paku katër pikë nga këto tre takime.