Arda Turan: Shpresoj që Gular të jetë i suksesshëm te Reali, por Barcelona dhe Atletico t’i fitojnë titujt
Ish mesfushori Arda Turan i ka uruar suksese bashkëkombësit Arda Gular te Real Madridi, por shpreson që Atletico Madrid dhe Barcelona t’i fitojnë të gjithë titujt.
Guler ishte pranë kalimit te Barcelona, por që në momentet e fundit zgjodhi Real Madridin duke i refuzuar katalunasit.
Sa i përket këtij hapi “gjigant”, Turan është i sigurt se Guler do t’i tejkalojë të gjithë lojtarët turk.
“Arda Guler është lojtar shumë i vlefshëm për shtetin tonë. Së pari, dua të falënderoj Fenerbahcen për kontributin në rritjen e Ardas. I uroj Ardas suksese në jetë”.
“Besoj se do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai do të na tejkaloj, duket mjaftë mirë me familjen e tij. Lëreni ta shijoj me familje”.
Mirëpo, ai e pranoi se do të donte ta shihte mesfushorin te Barcelona, duke deklaruar se “shpresoj që Barcelona dhe Atletico Madrid t’i fitojnë titujt”.
“Fanella e Real Madridit i përshtatet mirë. Ishte rivali im te Fenerbahce në Turqi dhe tani është rivali im te Real Madridi në Spanjë. Ndoshta Arda do të jetë shumë i suksesshëm por Barcelona dhe Atletico Madrid t’i fitojë titujt në fund”.
“Do të isha shumë më i lumtur nëse Guler i bashkohet Barcelonës, por nuk është e çuditshme që t’i bashkohet Real Madridit. Barcelona që luajta ishte më e mira në histori, Barcelona momentale është në rindërtim. Reali është më i ri, por më të matur si skuadër. I uroj më të mirat”.