Arda Guler: Synoj të jem legjendë e Realit, jam në gjendje të shënoj dhe asistoj
Mesfushori Arda Guler ka objektiva të qarta për vitet në vijim, pasi synon të bëhet legjendë e Real Madridit.
Turku refuzoi shumë gjigantë evropianë për të nënshkruar me Real Madridin, që paguan afro 30 milionë euro përfshirë bonuset.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Real Madridit, Guler deklaroi se ka synim të bëhet legjendë e klubit spanjoll.
“Dua të hyj në historinë e klubit, dua të bëhem legjendë. Më kujtohet kur Rodrygo, Vinicius, Camavinga dhe Valverde erdhën te Real Madrid në moshën 18-vjeçare, si unë”.
“Më kujtohet shumë mirë ai moment. Janë lojtarë shumë të mirë dhe tani do të bëhen bashkëlojtarët e mi”.
Ai tani është i qartë edhe për rolet e tij brenda fushës: “Disa nga idhujt e mi kanë qenë Zidane, Ozil ose Guti. Kam pasur edhe mundësinë që të luaj me Ozilin. Jam lojtar sulmues, në gjendje të shënoj, të jap asistime, ta mbaj topin dhe të dribloj”.
Në fund, Guler beson se bëri vendimin e duhur duke iu bashkuar 14 herë kampionit të Evropës.
“Dua t’iu falënderoj për mikpritjen. Më kanë pritur shumë mirë, të gjithë kanë treguar interesim të madh. Jam shumë rehat këtu”, nënvizoi turku.