Arda Guler “poshtëron” Barcelonën: Oferta e tyre e humbi vlerën sapo Reali më telefonoi - NACIONALE

Arda Guler “poshtëron” Barcelonën: Oferta e tyre e humbi vlerën sapo Reali më telefonoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori sulmues Arda Guler thotë se të gjitha ofertat humbën vlerën sapo mori një telefonatë nga Real Madridi.

Klubi madrilen e bleu turkun nga Fenerbahce duke ia paguar klauzolën e lirimit në vlerën e 20 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse.

Në prezantimin si futbollist i Real Madridit, Guler u pyet për Barcelonën që kishte shprehur interesim serioz që disa muaj.

“Oferta e Barcelonës? Të gjitha ofertat e humbën vlerën kur Real Madridi hyri”.

Ishin disa skuadra të interesuara për mua. Kur Real Madridi më tha se kam mundësinë të luaj këtu, të gjitha mundësisë nuk ishin më interesante”.

Tutje, 18-vjeçari shtoi se nuk do të huazohet te asnjë skuadër dhe do të luftojë për vendin në 11-shen bazë.

Carlo Ancelotti më telefonoi dhe tha se vërtetë më donte në skuadër. Kam respekt të madh për të”.

E zgjodha Real Madridin sepse është vendi ku dëshiron të luaj. Nuk dua të largohem në formë huazimi”.

Do të garoj për pozitën time dhe të luaj futbollin tim. Nuk do të shkoj askund tjetër”, përfundoi ai.

Përpos Guler, Real Madrid ka kompletuar edhe transferimet e Jude Bellingham, Fran Garcia, Joselu dhe tani është duke e tentuar edhe Kylian Mbappen nga PSG-ja.

Lajme të ngjashme