Arbnor Ramadani te Llapi në janar? Tahir Batatina tregon prapaskenat - NACIONALE

Arbnor Ramadani te Llapi në janar? Tahir Batatina tregon prapaskenat

2 muaj më parë

nga Edonis Bytyqi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se mesfushori Arbnor Ramadani e ka derën hapur, por momentalisht nuk ka asgjë të vërtetë.

Gjatë ditës së enjte, u raportua në mediat lokale që tashmë “gjithçka është e kryer” mes Ramadanit dhe Llapit, me lojtarin që do të rikthehet te skuadra nga Podujeva gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sidoqoftë, këto spekulime i mohoi vetë trajneri i Llapit, Batatina, i cili për Gazetën Nacionale deklaroi se momentalisht s’ka asgjë të vërtetë. Ai theksoi se lojtari e ka derën hapur, por ende nuk kanë filluar negociatat.

"Jo, momentalisht nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Arbnor Ramadanin që të rikthehet te Llapi. Ai e dinë që gjithmonë do ta ketë derën hapur te Llapi, por që momentalisht ende s'ka asgjë konkrete".

Janë mbetur edhe disa xhiro para se të vijë pushimi dimëror, le t’i zhvillon ato ndeshje pastaj ai do të vendos për të ardhmen”.

"Për momentin nuk ka negociata mes neve dhe Ramadanit, por e ka derën hapur te Llapi", deklaroi ai për Nacionalen.

Gjatë afatit kalimtar veror të kaluar, Ramadani la Llapin duke iu bashkuar skuadrës së vendlindjes, Sport Club Gjilanit.

Sidoqoftë, Gjilanit nuk është që i ka ecur mbarë këtë edicion që pas largimit të presidentit Florim Zuka, kanë hasur në probleme në ekonomike që gjë ka bërë të ketë ndikim edhe në aspektin sportiv.

Gjilani deri me tani renditët në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë, tetë prapa liderit, njëkohësisht rivalit lokal, FC Drita.

Në anën tjetër, Llapit nuk i ka ecur aspak mirë gjithashtu këtë edicion, ku momentalisht janë më pranë rënies së kreut të tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 19 pikë, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara dhe ndoshta një rikthim i Ramadanit mund t’i këndellte.

Në xhiron e kaluar në Superligë, këto dy skuadra u përballen me njëra tjetrën me “Skifterët” që arkëtuan pikët e plota me rezultat minimal 0:1.

Lajme të ngjashme