Arbnor Muja me Royal Antwerpin fiton Kupën e Belgjikës
Royal Antwerp ka fituar Kupën e Belgjikës duke mposhtur në finale KV Mechelen.
Antëerp triumfoi në finale me rezultat komod 0:2 për ta shtuar një tjetër trofe në sirtar.
Ylli kosovar Arbnor Muja si gjithnjë ishte titullar i padiskutueshëm ku zhvilloi një tjetër paraqitje solide, pavarësisht që nuk kontriboui me gol ose asistim.
Nga një gol i Janssen dhe Balikëisha ishin të mjaftueshme që Antwerp të shpallet kampion për edicionin 2022/23.
Ndërkohë, një pjesë e madhe të lojës mysafirët e krijuan në krahun e Mujës, i cili ndihmoi falë shpejtësisë dhe disa driblime të suksesshme.
CUP FIGHTERS ❤🤍#EnLaatHetOnsHerhalen #CrokyCup🏆 pic.twitter.com/MdrDD82QeM
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) April 30, 2023
Kosovari në kuadër të kompeticioni zhvilloi gjashtë paraqitje duke shënuar një gol dhe dhuroi një asistim. Falë kësaj forme të lartë edhe vlera e lojtarit së fundmi është rritur në 1.5 milionë euro.