Arbnor Morina emërohet trajner i Kosovës U17 - NACIONALE

Arbnor Morina emërohet trajner i Kosovës U17

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbnor Morina është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Kosovës U17 të martën.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se e ka arritur marrëveshje me Arbnor Morinën për postin e trajnerit të ekipit kombëtar të 17-vjeçarëve.

FFK-ja nuk ka dhënë hollësi rreth kontratës me Morinën apo kohëzgjatjen e saj.

Morina, ish-trajner i Ferizajt në Superligë së fundmi, do ta pasojë Arsim Abazin.

Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17”, tha Morina për uebsajtin e FFK-së.

Ai shtoi: “Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.

Lajme të ngjashme