Arbër Zeneli vazhdon shkëlqimin te Elfsborg, shënon ndaj Paphos - NACIONALE

Arbër Zeneli vazhdon shkëlqimin te Elfsborg, shënon ndaj Paphos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arbër Zeneli ka shënuar golin e fitores të Elfsborg ndaj Paphos për të siguruar kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ylli kosovar ka gjetur për mrekulli formën te ish klubi, ndërsa shënoi një gol të vonshëm nga afërsia.

Pasi mori një pasim preciz nga Hult, Zeneli me një goditje fantastike e realizoi golin e pestë në ndeshje (85’).

Elfsborg ka vazhduar në rrethin e dytë kualifikues, duke eliminuar Paphos me rezultat të përgjithshëm 8:2.

Lajme të ngjashme