Arbër Zeneli thyen heshtjen, thotë se Adana Demirspor s’e pagoi
Sulmuesi Arbër Zeneli e ka ndërprerë kontratën me Adana Demirspor, shkaku që s’u pagua asnjë pagë që kur iu bashkua në shtator.
Vendimi i yllit kosovar bëri befasinë, pasi e ndërpreu kontratën me klubin e njohur turk, ndërsa ende nuk ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i radhës.
Së fundmi, Zeneli ka thyer heshtjen duke treguar se e ndërpreu kontratën shkaku që Adana Demirspor s’është treguar profesioniste duke mos e paguar e pastaj ndikoi edhe minutazha e ulët.
“Mendoj se të gjithë e dinë se si është situata. Kontrata është ndërprerë, por ka disa probeme të vogla që duhet rregulluar. Është proces ligjor”.
“Ka shumë arsye. Fillimisht, s’më është paguar asnjë pagë që kur nënshkrova në muajin shtator dhe kështu si lojtar kam të drejtë ta ndërprejë kontratën. Pastaj nuk kisha minutazhën që doja dhe klubi shpresonte”.
E ndër të tjera, Zeneli e pranoi se po tundohet nga mundësia që t’i bashkohet ish klubit Elfsborg, meqenëse e ka afër të gjithë familjen.
“Shumë gjëra duhet të bëhen kur bëhet fjalë për Elfsborg. Familja ime është këtu dhe do të ishte ëndërr që të luaj me vëllaun tim (Besfortin). Të shohim çfarë do të ndodh. Në fund, dua thjesht të luaj futboll dhe të ndihem mirë”, nënvizoi ai për “Boras Tiding”.