Arbër Zeneli drejt Amerikës, dy klube në garë për kosovarin - NACIONALE

Arbër Zeneli drejt Amerikës, dy klube në garë për kosovarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Arbër Zeneli mund të largohet në verë nga Reims, për t'iu bashkuar ndonjë klubi amerikan.

Kosovari nuk ka qenë plotësisht në planet e skuadrës franceze këtë edicion, duke u përdorur zakonisht vetëm si zëvendësues.

Sidoqoftë, e ardhmja e Zenelit pritet të jetë në Amerikë pasi siç raporton gazetari Luca Bendoni, dy klube amerikane janë vënë pas tij.

Dy klube nga MLS janë duke e monitoruar anësorin e Reimsit, Arbër Zeneli”.

Bisedimet kanë nisur dhe do të vazhdojnë. Zanali ka zhvilluar 76 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar tetë gola dhe dhuruar 12 asistime. MLS ndoshta do të jetë destinacioni i radhës”, shkroi ai.

Emrat e klubeve amerikane që e duan Zenelin ende nuk janë përmendur, por duke parë se liga amerikane është në avancim edhe mund të ndodh një transferim i tillë.

Kujtojmë, edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është duke luajtur te MLS, saktësisht te Chicago Bulls. Kosovari, në majin e vitit të kaluar Zeneli rinovoi kontratën me Reimsin deri në vitin 2025.

Vlera e tij momentale në “Transfermarkt” është vetëm 4 milionë euro, gjë të cilën mund ta paguajë secila skuadër amerikane.

Ndërkohë, Zeneli pritet të ftohet nga Alain Giresse për ndeshjet e muajit qershor të Kosovës, ndaj Rumanisë, respektivisht Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme