Arbër Hoxha i pandalshëm në Kroaci, shënon me parabolë ndaj Rijekas
Sulmuesi kosovar Arbër Hoxha është duke vazhduar me formën fantastike te Slaven Belupo.
Anësori këmbëshpejtë ka shënuar një gol të mrekullueshëm në stilin parabolë në fitoren 2:4 ndaj Rijekas.
Pasi mori një top të shkëlqyer, Hoxha dribloi deri tek zona dhe pastaj me një parabolë e la të shtangur portierin vendas.
Arber Hoxha chips the goalkeeper. 🥶
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) December 10, 2023
That’s his 5th goal this season for Slaven Belupo! 🖐️
pic.twitter.com/9GhbyAy5Qv
Për Hoxhën ky është goli i pestë këtë sezon, ndërkohë është afër transferimit te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.