Arabia Saudite e do Luka Modricin gjatë janarit, dy klube gati të nisin kontaktet - NACIONALE

Arabia Saudite e do Luka Modricin gjatë janarit, dy klube gati të nisin kontaktet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy klubet e mëdha arabe Al Ahli dhe Al Ittihad duan të nisin sërish kontaktet me mesfushorin e Real Madridit Luka Modric.

Kroati është i palumtur me minutazhën te skuadra madrilene, pasi mendon se meriton më shumë sidomos pasi po afrohet Kampionati Evropian “Euro 2024”.

Gazetari i Sky Sport Rudy Galetti raporton se të dy klubet kanë shprehur gatishmëri për ta transferuar kroatin, andaj kanë nisur bisedimet para se të flasin direkt me Real Madridin.

“Al Ahli është gati të kthehet në diskutime me uka Modric duke tentuar ta marrin për afatin kalimtar të janarit”.

“Al Ittihad gjithashtu ka shprehur interesim në qendërmesfushorin kroat. Të dy klubet do të provojnë të marrin dritën e tij të gjelbër para se të kontaktojnë Real Madridin”, shkruan ai.

Modric refuzoi disa oferta të arabëve në afatin e verës mirëpo tani situata ka ndryshuar pasi e ka kuptuar se s’është në planet primare të Carlo Ancelottit.

Tekniku italian po preferon që mesfusha të jetë e ndërtuar nga yjet si Jude Bellingham, Edouardo Camavinga, Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni derisa para kroatit shpesh herë po zgjidhet edhe gjermani Toni Kroos.

Modric shpesh herë ka deklaruar se është i interesuar për ta mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu” por mbetet të shihet nëse kjo ëndërr do t’i ndryshojë njësoi si ish bashkëojtarit Karim Benzema.

Lajme të ngjashme