Antwerpi i Mujës mposhtet me rikthim nga Shakhtari - NACIONALE

Antwerpi i Mujës mposhtet me rikthim nga Shakhtari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Royal Antwerp ka pësuar humbje në shtëpi nga Shakhtar Donetsk, ndeshje ku realizoi edhe Arbnor Muja.

Skuadra belge ishte në epërsi prej 2:0, mirëpo që u mposhten në fund me rezultat 2:3.

Ylli shqiptar Arbnor Muja shënoi pas vetëm tre minutave lojë duke ia bërë sefte në Ligën e Kampionëve, gol që ky gjithashtu ishte i pari për klubin belg në historinë e klubit.

Pas një asistimi të Vermeeren, Muja dribloi për mrekulli kundërshtarin dhe me një goditje precize kaloi Antwerpin në epërsi.

Kjo formë e Antwerpit vazhdoi, me Balikwisha që dyfishoi epërsinë pas një tjetër asistimi të Vermeeren (33’).

Sidoqoftë, Shakhtar arriti ta përmbysë rezultatin në 2:3 duke realizuar tre gola në pjesën e dytë.

Fillimisht, Sikan shënoi me kokë nga afërsia pas një aksioni të shpejtë ku mysafirët rrezikuan disa herë radhazi (48’).

Ndërsa, ishte Yeroslav Rakitskyi që realizoi nga gjuajtja e lirë pas një devijimi të lehtë (71’).

Përmbysjen e madhe e vulosi Sikan pas një gabimi amator të portierit që ia fali topin kundërshtarit (76’).

Antwerp kishte rastin e artë ta barazonte rezultatin mirëpo kapiteni Toby Alderweireld dështoi të shënonte nga pika e bardhë (90+6').

Kësisoj, Antwerp tani gjendet në fundin e grupit H pa pikë, derisa Shakhtar arkëton tre në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme