Antonio Conte sëmuret dhe i nënshtrohet operacionit urgjentisht
Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzën e tëmthit sot, ka njoftuar klubi londinez.
Conte, 53 vjeç, u diagnostikua me kolecistit, inflamacion të fshikëzës së tëmthit, pasi kishte ndier keq me dhimbje të madhe barku.
Ndeshja e ardhshme e Tottenhamit do të jetë kundër Manchester City në Premierligë të dielën në Londër.
Klubi tha se Conte do të kthehet sapo ta rimarrë veten nga operacioni.
“Antonio Conte u sëmur së fundmi duke ndier dhimbje të madhe në bark. Pasi u diagnostikua me kolecistit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit dhe do të rikthehet pasi ta ketë marrë veten”, njoftoi klubi.
“Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë atij”, shtoi Tottenhami.
Skuadra e Contes renditet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës me 36 pikë, 14 mbrapa liderit dhe rivalit londinez Arsenal.
Antonio Conte recently became unwell with severe abdominal pain.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 1, 2023
Following a diagnosis of cholecystitis, he will be undergoing surgery to remove his gallbladder today and will return following a period of recuperation.
Everyone at the Club wishes him well 💙 pic.twitter.com/h91LfV8lD9
