Antonio Conte pas disfatës së Tottenhamit: Kemi nevojë për para, kohë dhe durim - NACIONALE

Antonio Conte pas disfatës së Tottenhamit: Kemi nevojë për para, kohë dhe durim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm pak muaj më parë Antonio Conte po fliste për “mrekullitë” dhe festimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Tani vëmendja është mbi trajnerin e Tottenhamit për të gjitha arsyet e gabuara.

Disfatat e njëpasnjëshme në Premierligë pas një fillimi shumë të mbarë të sezonit e kanë lënë skuadrën e trajnerit italian në vendin e tretë me pesë pikë mangët vendit të parë dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Pas saj menjëherë në vendin e katërt vjen një Newcastle United e përmirësuar dukshëm, e cila e mposhti 2:1 midis Stadiumit Tottenham Hotspur të dielën.

Conte nuk pranoi të fliste për golin e parë kontrovers të Newcastlit, duke zgjedhur ta përdorë intervistën pas ndeshjes për t’ia dërguar një mesazh bordit të Tottenhamit.

Ne kemi nevojë për kohë dhe durim dhe, natyrisht për para”, tha conte për BBC Radio 5 duke iu përgjigjur pyetjeve për disfatën e tretë të Tottenhamit në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë.

“Ne sapo kemi filluar”

Hiç më larg se në muajin gusht, Conte tha se Tottenhami kishte nevojë edhe për dy afate tjera kalimtare për të garuar për titull në Premierligë.

Italiani, i cili u emërua në nëntor 2021, e përsëriti mesazhin e tij pas disfatës kundër Newcastle dhe tha se Tottenhami ka nevojë për kohë për ta përmirësuar cilësinë e skuadrës.

Tottenhamit i munguan sulmuesi brazilian Richarlison, anësori suedez Dejan Kulusevski, mbrojtësi argjentinas Cristian Romero dhe mesfushori danez Pierre-Emile Hojbjerg për shkak të lëndimeve.

“Shqetësimi im i vetëm në këtë çast është të lutemi të mos kemi lëndime, sepse nuk jemi ekip që ka shumë futbollistë për t’u përballë me gara të tilla siç janë Premierliga dhe Liga e Kampionëve, por kjo nuk është diçka kundër klubit”, shtoi Conte.

Sa herë kam folur kam thënë shikoni, ne sapo e kemi filluar procesin për Tottenhamin për ta sjellë klubin në pozitën më të mirë për të luftuar për diçka të rëndësishme, ne sapo kemi filluar”.

“Prandaj, ne duhet të ballafaqohemi me këtë gjendje. Për mua nuk është e lehtë, nuk është e thjeshtë por ne duhet të ballafaqohemi me këtë dhe ta menaxhojmë këtë gjendje me përvojë dhe duke qenë të bashkuar”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme