Antonio Conte i gatshëm ta zëvendësojë Rudi Garcian te Napoli - NACIONALE

Antonio Conte i gatshëm ta zëvendësojë Rudi Garcian te Napoli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Antonio Conte është i gatshëm të bëhet trajneri i ri i Napolit duke e zëvendësuar kështu Rudi Garcian.

Kampioni i Italisë është duke konsideruar seriozisht shkarkimin e Garcias, pas një fillim të dobët ku ka pesë fitore, tre humbje dhe dy barazime në 10 ndeshjet e para.

Sipas mediave italiane, Conte do të takohet së shpejti me presidentin e Napolit Aurelio de Laurentiis për të diskutuar mundësinë e rikthimit në Serie A.

Thuhet se Conte do ta pranonte kalimin te Napoli, mirëpo do të bëjë një kërkesë te plani strategjik i transferimeve para se të marrë detyrën.

I pyetur për kalimin te Napoli të martën mbrëma, Conte tha: “Tani jam duke shijuar kohën te Napoli, e bëra të qartë kur u largova nga Anglia”.

Pastaj e dini se shumë gjëra mund të ndodhin rrugës”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, ish qendërmbrojtësi Kalidou Koulibay ka këshilluar klubin t’i jep më shumë kohë Garcias.

Garcia është trajner i mirë, por duhet kohë për t’u adaptuar si trajnerët e tjerë në të kaluarën”.

Lojtarët janë me të, kam biseduar me dy apo tre prej tyre dhe ma kanë konfirmuar”.

Duhet vetëm të vazhdojnë punën dhe gjithçka do të shkojë mirë. Shpresoj se klubi të jetë i duruar me punën e tij”.

Lajme të ngjashme