Anton Cena ia sjell tre medalje Kosovës nga Lojërat IX Evropiane për Policë dhe Zjarrfikës, flamuri i Republikës së Kosovës ngritët në Spanjë
Anton Cena, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ia ka sjellë Republikës së Kosovës tre medalje të tjera. Ai ka fituar titullin Kampion i Evropës për herë të katërt sot, kur triumfoi në Lojërat e IX-ta Evropiane për Policë dhe Zjarrfikës. Përveç në Xhudo, ai fitoi dy medalje edhe Brazilien Ju-Jitsu (një të artë dhe një të argjendtë).
Spanja që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, sot pa flamurin e Kosovës të ngrihej lartë, me meritën e Cenës, i cili u tregua fantastik në garën e tij për medalje.
Në Xhudo, Anton Cena triumfoi për t’u bërë kampion evropian për herë të katërt, por ai nuk u ndal këtu. Cena garoi në Ju-Jitsu Brazilien me rroga të Xhudos, ku edhe aty mori medalje të artë, ndërsa në sportin e njëjtë por pa rroba fitoi vendin e dytë, një kategori më të rëndë, pasi kategoria e tij nuk kishte garues.
Anton Cena nuk do të ndalet këtu, pasi ai në Lojërat IX Evropiane për Policë dhe Zjarrfikës do të garojë edhe në disiplinën e Notit 2000 metra në ujë të hapur.
Pas këtij suksesi, ai shkroi një status në rrjetin social Facebook, ku tregoi se hyri me pasaportë belge, teksa në fund u ngrit flamuri i Kosovës, para të gjitha shteteve pjesëmarrëse.
Statusi i plotë i Anton Cenës në Facebook
Sot në Torrevieja të Spanjes kanē përfunduar garat ne disciplinat e sporteve luftarake ne lojrat e 11 për Policë, Doganierë dhe Zjarrëfikës.
Jam shumë i lumtur që në fund të garës, për të 4 herë po e marr titullin Kampion Evropian dhe si gjithmonë edhe këtë fitore ia dedikoj Kosovës!
Është krenari që nuk do fjalë ta vë Policinë e vendit tim në lartësi të lartësive e kësaj fitoreje ti duartrokasin të gjithë madje edhe ta marrin shembull në një shtet që ende nuk e ka pranuar Republiken e Kosoves si shtet të Pavarur.
Kësaj rradhe cdo gjë me shkoj mbarë se pos disciplines në xhudo arrita që të bëhem i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu ( BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe në të njejten disciplinë ama pa rroba ku edhe këtu u bëra i dyti në një kategori me të lartë mëqe nuk kisha garues në kategori time.
E vecanta e kësaj pjesemarrëje është se në Spanjë kam hyrē mē pasaporten Belge ndersa në hapje zyrtare ishte i pranishëm flamuri i Shtetit të Kosovës.
Mbas përfundimit të gares të gjithë pjesëmarrësit i njoftova me Uniformen e Policisë së Kosovës.
Sa bukur po shkelqejnë medaljet në këtë uniforme të Policisë me të mirë ne Gadishullin Ilirik!
Ambasador nuk akreditohesh po bëhesh me rezultate dhe të arritura ne sport në nivel ndërkombetar.
Familje,miq, dashamirë...faleminderit që jeni afër meje në çfarëdo forme, secili me veçantinë e vet më keni bërë më të fortë!
Pasneser do të garoj në disciplinen e notit 2000 m në ujë të hapur.
Andaj Kosovës dhe Policisë së Kosoves po ja sjelli 3 medalje dy të arta dhe një argjendi.
Faleminderit shumë Policisë së Kosovës që më mbeshteten për ti përfaqësuar në këtë garë Evropiane të Policisë, Zjarrefikësve, Korrektues dhe Doganierve si dhe Drejtorin e Pergjithshem z.Gazmend Hoxhen🙏🙏🙏.