Anthony Martial pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të Premierligës kundër Brighton shkaku i lëndimit - NACIONALE

Anthony Martial pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të Premierligës kundër Brighton shkaku i lëndimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër Brighton & Hove Albion, shkaku i lëndimit - kështu se paku raporton mediumi më i besueshëm anglez "The Athletic".

26 vjeçari ka vuajtur një problem të vogël te këmba dhe koha e kthimit të tij është e paqartë, megjithëse shpresohet se ai mund të kthehet për udhëtimin në Brentford më 13 gusht.

Nëse ai nuk është në gjendje të rikuperohet deri atëherë shansin që të luajë do ta kishte kundër Liverpoolit më 22 gusht.

Martial u largua nga fusha në Olso duke e mbajtur këmbën, derisa Man Utd po zhvillonte përballjen ndaj Atletico Madrid në parapërgatitje.

Lëndimi i francezit ndikon që trajneri Erik ten Hag të ketë mungesa të sulmuesve në sulm. Cristiano Ronaldo që kërkoi largimin në verë, zhvilloi vetëm një paraqitje atë gjysmë pjese ndaj Rayo Vallecanos.

Marcus Rashford gjithashtu mund të luajë në pozitën e qendërsulmuesit, derisa tekniku holandez mund t'i gëzohet rikthimit të Jadon Sanchos.

Martial u rikthye te Man United nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag, pasi kaloi një gjysmë sezoni huazim te Sevilla.

Francezi dështoi të tregojë kualitetin në La Liga, duke regjistruar vetëm një gol në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Para kësaj, Martial kishte shënuar vetëm një gol në pjesën e parë të sezonit nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, e pas kësaj Ralf Rangnick.

Por, lojtari ka shkëlqyer nën urdhrat e Ten Hag gjatë kësaj faze parapërgatitore duke shënuar tre gola.

Manchester United në vikend do të përballet me Brightonin, më saktësisht të dielen me fillim nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme