Anthony Joshua: Nuk rikthehem në ring para dhjetorit - NACIONALE

Anthony Joshua: Nuk rikthehem në ring para dhjetorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Anthony Joshua ka njoftuar se nuk do të rikthehet në ring para dhjetorit duke ndjekur fitore ndaj Jermaine Franklin.

Britaniku ka qenë i lidhur me përballjet ndaj Dillian Whyte dhe Tyson Fury gjatë verës sidomos pasi mposhti amerikanin Franklin në "O2".

Por, Joshua së fundmi njoftoi për një lëndim në hundë dhe tregoi se për disa muaj do të jetë jashtë ringut.

"Beteja ime e radhës do të jetë në dhjetor. Jo ideale, por gjithçka është pjesë e një pikture të madhe", konfirmoi ai në "Instagram".

Joshua harroi përfundimisht mendimin për pensionim pasi shënoi fitoren e parë që nga viti 2020, duke mposhtur Franklinin.

Joshua humbi titujt unifikues WBA, WBO dhe IBF te Oleksandr Usyk në vitin 2021 dhe nuk arriti t'i rifitojë vitin e kaluar në një ndeshje revanshi.

Dëshira e britanikut është që të rimarr titullin e kampionit të botës, por mesa duket nuk do të ketë një betejë në verë.

Përndryshe, edhe Tyson Fury e patë sfiduar por që përfaqësuesit e Joshuas nuk i nënshkruan dokumentet para kohes, prandaj ultimatumi mbaroi.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë kundërshtari i radhës për Furyn.

Lajme të ngjashme