Anglia provon një formacion ndryshe para përballjes me Zvicrën - NACIONALE

Anglia provon një formacion ndryshe para përballjes me Zvicrën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anglia thuhet se po është duke u stërvitur me një formacion ndryshe para përballjes ndaj Zvicrës, me Gareth Southgate që i ka “hapur sytë” pas paraqitjeve zhgënjyese deri më tani.

“Tre Luanët” fituan vetëm pesë pikë në fazën e grupeve, ndërsa rrëzuan me shumë vështirësi Sllovakinë për t’u kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2024”.

Southgate vazhdimisht ka luajtur me sistemin 4-2-3-1, duke zgjedhur gjithmonë 10 lojtarët e njëjtë. Ndryshimi i vetëm që ndodhi ishte zëvendësimi i Gallagheri me Alexander-Arnold në mesfushë kundër Sllovenisë, ndërsa pastaj Kobbie Mainoo e zuri atë vend ndaj Sllovakisë.

Megjithatë, “Daily Mail” raporton se Southgate në stërvitje është duke e provuar gjatë tërë kohës sistemin 3-5-2, por ende nuk ka indikacione nëse do të nis nga fillimi me këtë formacion, apo do të provojë ta adaptojë gjatë ndeshjes.

Marc Guehi që impresionoi të gjithë është i suspenduar, andaj duhet të ndodhë një ndryshim në formacion, ku pritet që Ezri Konsa të nis nga fillimi, por me sistemin 3-5-2 do të shihnim edhe Walkerin që rikthehet në qendër.

Ndërkohë, përballja mes Anglisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00

Lajme të ngjashme