Anglia e “demolon” Irlandën dhe rikthehet në ligën A - NACIONALE

Anglia e “demolon” Irlandën dhe rikthehet në ligën A

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Irlandës, për t’u rikthyer prapë në Ligën A të Ligës së Kombeve.

“Tre Luanët” e mbyllën në mënyrën më të mirë ciklin e kësaj Lige të Kombeve, duke triumfuar me rezultat 5:0, ku të gjitha golat i shënuan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, me Anglinë që dominoi në përgjithësi por larg finalizimit.

Problemet për Irlandën nisën pasi Scales mori kartonin e dytë të verdhë kur shkaktoi penallti me një ndërhyrje brenda zonës, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak për më shumë se 40 minuta.

Nga pika e bardhë si zakonisht i pagabueshëm ishte Harry Kane, i cili kaloi Anglinë përpara (53’).

Vetëm tre minuta më vonë Anthony Gordon dyfishoi epërsinë pas asistimit të Livramentos (56’).

Kurse, për golin e tretë u përkujdes Conor Gallagher pas asistimit të Guehit (58’).

I inkuadruari Jarrod Bowen pastaj e realizoi golin e katërt pas asistimit të Jude Bellingham (76’).

Ndërsa, për fitoren u përkujdes Harwood-Bellis pas një tjetër asistimi të Bellinghamit (79’).

Anglia kësisoj rikthehet në ligën A pasi mblodhi 15 pikë, aq sa ka Greqia mirëpo kjo e fundit do të zhvillojë edhe një ndeshje në muajin mars për të mësuar se në cilën ligë do të luajë ciklin tjetër.

Lajme të ngjashme