Angela Carini e braktis meçin në Lojërat Olimpike pas 46 sekondash, kundërshtarja kishte dështuar në testin gjinor në vitin 2023 - NACIONALE

Angela Carini e braktis meçin në Lojërat Olimpike pas 46 sekondash, kundërshtarja kishte dështuar në testin gjinor në vitin 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bokserja italiane, Angela Carini, e ka braktisur meçin e saj në kategorinë deri në 66 kilogram në boks në Lojërat Olimpike vetëm pas 46 sekondash, duke ngjallur dyshime për veprimin e saj.

Algjerianja, Imane Khalifi, shumë herë ka qenë në qendër të vëmendjes, por jo për boks.

Ajo ishte skualifikuar vetëm disa orë para përballes për medaljen e artë në Kampionatin Botëror 2023, për shkak të dështimit në testin gjinor.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) ka rregullore tjetër, ku atletët me komozone XY nuk mund të garojnë te gratë, megjithatë ajo u shpall e pranueshme për të garuar në PARIS 2024, një garë që drejtohet nga Komiteti Olimpik dhe jo federata e boksit.

Carini shkoi te trajneri i saj 30 sekonda pasi filloi lufta për të rregulluar mbulesën e kokës, por pasi rifilloi për një kohë të shkurtër ajo u kthye në këndin e saj dhe u ndal, duke u larguar me shpejtësi nga ringu.

Më vonë ajo shpjegoi se kishte vendosur të mos luftonte pasi kishte ndjerë dhimbje të forta në hundë. “Për mua, kjo nuk është një humbje. Për mua, kur ngjitesh në ato litarë, je tashmë një luftëtare, je tashmë një fituese," tha Carini.

“Pavarësisht se gjithçka është në rregull, mirë. Unë nuk humba sonte… Kam bërë vetëm punën time si luftëtare. Hyra në ring dhe luftova. Nuk ia dola. Unë po dal me kokën lart dhe me zemër të thyer. Unë jam një grua e pjekur. Boksi është jeta ime. Unë kam qenë gjithmonë shumë instinktive. Dhe kur ndiej se diçka nuk është në rregull, nuk heq dorë. Është të kesh pjekurinë për të ndaluar. Është të kesh pjekurinë për të thënë: 'OK, mjafton'.

Disa sporte kanë kufizuar nivelet e testosteronit të lejuar për atletet që konkurrojnë në garat e grave, ndërsa të tjera ndalojnë të gjithë ata që kanë kaluar pubertetin me gjininë mashkullore.

Kampionia e dyfishtë e botës nga Tajvani, Lin Yu-ting humbi gjithashtu medaljen e saj të bronztë në kampionatin botëror të vitit të kaluar, pasi ajo nuk arriti të përmbushë kriteret. Lin do të ndeshet me Sitora Turdibekova të Uzbekistanit në një meç për peshë pendë në Paris të premten.

Lajme të ngjashme