Ancelotti: Vinicius më i rrezikshëm pas het-trikut në El Clasico - NACIONALE

Ancelotti: Vinicius më i rrezikshëm pas het-trikut në El Clasico

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar yllin e skuadrës, Vinicius Junior, në mënyrën se si është zhvilluar si person dhe si lojtar, para ndeshjes së 1/8 së finales në Kupë të Mbretit me Atletico Madrid, duke shtuar se shumëllojshmëria në lojën sulmuese të tij e bënë atë më të rrezikshëm akoma pas tre golave që ia shënoi Barcelonës në finale të Superkupës.

Vinícius, 23 vjeç, luajti në El Clasicon e fundit që Real Madrid fitoi 4:1 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës Spanjolle të dielën në Arabinë Saudite, duke shënuar një hat-trik, përpara se të pranonte se dëshiron të përmirësojë sjelljen e tij në fushë.

Incredible, Vinicius Jr's Hat Trick against Barcelona in the Super Cup final

Sulmuesi brazilian, i cili ka munguar për dy muaj e gjysmë këtë sezon me dy lëndime në kofshë, tha "Unë nuk jam i shenjt" pas përplasjes me lojtarët e Barçës gjatë lojës në Riad dhe pranoi se "ndonjëherë unë flas shumë", por gjithashtu tha se "dëshiron të përmirësohet" dhe të jetë një model.

“[Vinícius] është kthyer në nivelin e tij më të mirë pas lëndimit të tij”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp të mërkurën.

"Ai kishte nevojë për pak kohë. Ai shënoi [në finalen e Superkupës] në mënyra të ndryshme. Ai po mëson të luajë brenda dhe jashtë, kjo e bën atë më të rrezikshëm. Ai është shumë më pak i parashikueshëm, ndryshon pozicionin e tij dhe kombinohet mirë me Rodrygo [Goes]. Dhe më pëlqeu ajo që tha [pas ndeshjes], madje më shumë se tre golat”.

Lajme të ngjashme