Ancelotti thotë se nuk do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit - NACIONALE

Ancelotti thotë se nuk do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti ka mohuar raportimet se ai dëshiron të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit aktual, duke këmbëngulur se dëshiron qëndrimin edhe për katër sezone të tjera.

Onda Cero raportoi në fillim të kësaj jave se Ancelotti kishte vendosur të largohej nga Real Madrid në fund të sezonit, një vit para se të skadonte kontrata e tij në Bernabeu.

Teksa sot në konferencë për shtyp presionit iu nënshtrua edhe Xabi Alonso, trajner i Bayer Leverkusenit, por as ky i fundit nuk tha diçka më shumë, duke shtuar se është i qetë me skuadrën gjermane dhe nuk mendon për gjëra afatgjata.

Ancelotti në konferencën sot, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, mohoi të gjitha raportimet.

“Jo, dua të jem shumë i qartë. Nuk do të caktoj datën e largimit tim, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Ancelotti, cituar nga Marca.

“Një ditë do të ndodhë, por nuk e di kur. Unë nuk do ta vendos. Mund të jetë nesër, në disa ndeshje, në një vit ose pesë. Florentino do të vazhdojë këtu edhe për katër vite të tjera, dhe objektivi im është t'i përputhem këto katër vite, në mënyrë që të largohemi së bashku”.

Lajme të ngjashme