Ancelotti sot para gjykatës për shmangie nga tatimi, rrezikon katër vite burg - NACIONALE

Ancelotti sot para gjykatës për shmangie nga tatimi, rrezikon katër vite burg

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të paraqitet në gjykatë rreth akuzave për shmangie nga tatimi. Shuma e shmangies nga tatami, është mbi 1 milion euro dhe raportohet se kjo ka ndodhur mes viteve 2014 dhe 2015.

Prokurorët që kërkojnë një dënim prej katër vitesh burg për Ancelottin, pretendojnë se ish-menaxheri i Chelseas, 65 vjeçari përdori kompani fantome jashtë Spanjës, për shmangie nga tatime.

Ata pretendojnë se, megjithëse ai ishte rezident i Spanjës për qëllime tatimore, trajneri deklaroi vetëm të ardhurat e tij personale nga klubi dhe fshiu të ardhurat që mori nga shitja e të drejtave të imazhit. Prokurorët thonë se ai nuk pagoi një shumë totale prej 1,062,079 eurosh taksë për shitjen e këtyre të drejtave, të cilat ishin 1.24 milionë euro në vitin 2014 dhe 2.96 milionë euro vitin pasues. Gjyqi pritet të zgjasë dy ditë.

Ancelotti, i cili konsiderohet si trajneri më i suksesshëm në histori të Ligës së Kampionëve, ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se është i gatshëm të përballet me gjykatën.

"Kam besim të plotë në ligj dhe në drejtës. Nuk jam i shqetësuar, por padyshim që jam i mërzitur nëse thonë se kam kryer mashtrim, por, edhe një herë, kam besim të plotë në drejtësi”– tha ai.

Lajme të ngjashme