Ancelotti: Real Madridi do ta refuzojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube
Real Madridi nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për klube, kështu së paku ka deklaruar trajneri Carlo Ancelotti.
Tekniku italian së fundmi ka shpjeguar se klubi madrilen nuk është i kënaqur me anën financiare që do të fitojë nëse merr pjesë në këtë turne.
Sipas Ancelottit, vetëm një ndeshje e Realit kushton 20 milionë euro dhe është e papranueshme që skuadra spanjolle të marrë aq para në tërë kompeticionin.
“Real Madridi nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për klube, ne do ta refuzojmë ftesën njësoi si klubet e tjera”.
“Vetëm një ndeshje e Real Madridit kushton 20 milionë euro dhe ata duan të na japin këto para në tërë kompeticionin... nuk ka asnjë shans. Negative”, tha ai për “Ill Giornale”.
🚨 Carlo Ancelotti: “Real Madrid will NOT go to the FIFA World Club, we will reject the invitation like other clubs”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 10, 2024
“Just one single Real Madrid match is worth €20m and they want to give us that money for the whole competition… no way. Negative”, told Il Giornale. pic.twitter.com/MaOELzETF5
Real Madridi ishte një ndër skuadrat që do të merr pjesë në Kupën e Botës për klube shkaku që e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa përfshihen edhe gjigantët si Man City, Atletico Madrid, Chelsea, Inter, PSG, Bayern Munich, Benfica dhe RB Salzburg.