Ancelotti para “El Clasicos”: Rival i fortë, por duam finalen
Trajneri Carlo Ancelotti është optimist që Real Madridi do ta eliminojë Barcelonën dhe të mbërrijë në finalen e Kupës së Mbretit.
“El Clasico” e parë gjysmëfinaliste do të zhvillohet ditën e enjte, me dy skuadrat që do të synojnë rezultat pozitiv që t’i afrohen finales së madhe.
Në konferencë për shtyp, Ancelotti tha se duhet të kenë kurajë që të luajnë në këso ndeshjes, derisa vlerësoi lartë Barcelonën.
"Është një garë ndryshe, ndaj një rivali të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur, tifozët do ta shijojnë. Do të jenë 180 minuta për ta arritur finalen".
"Duhet të luash me personalitet dhe kurajë në një ndeshje të tillë. Si gjithmonë, ka entuziazëm që të luajmë këtë ndeshje, është gjithnjë e bukur. Nuk jemi larg finales. Ka shumë gjëra që na lejojnë ta shijojmë momentin dhe të bëjmë më të mirën".
"Kemi shikuar gjithçka. Në Superkupë bëmë gabime individuale që nuk do të përsëriten. Jemi afër që të fitojmë një kompeticion të rëndësishme dhe do të garojmë. Nuk është ndeshje vendimtare, por ne duam ta marrim avantazhin".
Ai konfirmoi se Eden Hazard dhe Rodrygo janë mirë, duke shtuar se braziliani ndoshta do të mungojë në “El Clasico”.
"Hazard është mirë, është duke u stërvitur dhe dëshiron minuta. Ai mund të luajë në ndeshjet e radhës. Rodrygo gjithashtu ka stërvitur dhe duket mirë, por të shohim nëse do të ftohet".
"Deri më tani kam thënë se kemi dy pikë më pak në krahasim me vitin e kaluar, derisa ishim të eliminuar nga Kupa e Mbretit. Nuk jemi shumë më mirë se vitin e kaluar, por jemi aty ku e meritojmë. Do të garojmë për trofe".
Në fund, Ancelotti shtoi se Real Madridit nuk i interesojnë çmimet në ceremoninë e FIFA-s dhe që është normale për Lionel Messin, Emiliano Martinez dhe Lionel Scaloni që u shpallën fitues pas suksesit në Kupën e Botës.
"Për ne nuk janë të rëndësishme. Kupa e Botës thotë se Argjentina ishte kampion me meritë, prandaj është normale që Messi, Dibu, Scaloni kanë fituar këto çmime".
Përballja e nesërme zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.