Ancelotti: Nuk kemi dyshime mbi të ardhmen e Benzemas
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të largohet.
Ditët e fundit ka pasur raportime se francezi do të largohet nga "Santiago Bernabeu" për ta pranuar ofertën 200 milionëshe për vit nga Al-Ittihadi.
Por Ancelotti theksoi se e ardhmja e Benzemas mbetet te Reali.
"Mendoj njëjtë si Benzema, çfarë flitet në internet nuk është realiteti. Ai ka edhe një vit në kontratë. Nuk kemi dyshime (se do të qëndrojë).
Ancelotti tutje komentoi situatën e Harry Kane dhe paralajmëroi një tjetër Real Madrid vitin tjetër.
"Skuadra vitin tjetër do të jetë shumë garuese. Padyshim ka lojtarë që u skadon kontrata dhe do të jenë disa të tjerë".
"Legjendat e Real Madridit duhet të pensionohen këtu. Kështu mendon klubi dhe unë gjithashtu, por disa lojtarë mendojnë ndryshe".
"Harry Kane? Jam i sigurt se të gjithë jeni kurioz të shihni se çfarë do të ndodh sezonin tjetër por është lojtar i Tottenhamit dhe duhet ta respektojmë këtë gjë".
Në fund tekniku italian konfirmoi qëndrimin edhe për vitin tjetër.
"Jam i lumtur te Real Madridi. Nuk kemi probleme me klubin. Jam i lumtur të vazhdoj dhe do të bëjmë më mirë sezonin tjetër".