Ancelotti: Nico Paz mund të jetë pjesë e Realit, po e vëzhgojmë te Como - NACIONALE

Ancelotti: Nico Paz mund të jetë pjesë e Realit, po e vëzhgojmë te Como

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi mund t’i jep një tjetër shans mesfushorit Nico Paz për ta dëshmuar vetën, kështu ka deklaruar trajneri Carlo Ancelotti.

Paz u huazua në verë te skuadra italiane Como, ku po mahnit me paraqitjet ndërsa Reali mund ta kthejë në skuadër qysh në verë.

Ancelotti ka konfirmuar se po e përcjellin nga afër argjentinasin dhe dha lëvdata për vendimin e lojtarit në mënyrë që t’i fitojë minutat.

Sigurisht, ai mund të jetë pjesë e Real Madridit në të ardhmen”.

“Vazhdimisht po e shikojmë progresin e tij te Como. Është shumë i mirë, top talent”.

Ky sezon ishte i nevojitshim që Nico të luajë rregullisht shkaku i garës së madhe në Madrid, ishte zgjedhje e mençur”, deklaroi ai.

Këtë sezon në Serie A, Como ka zhvilluar 16 paraqitje duke kontribuar me dy gola e katër asistime në proces. Në rast që Reali vendos të mos e kthejë në verë, ekziston edhe mundësia e shitjes te ndonjë top skuadër evropiane.

Lajme të ngjashme