Ancelotti në dijeni se Mbappe s’është në nivelin më të mirë
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka pranuar se sulmuesi Kylian Mbappe nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm.
Ylli francez e humbi penalltinë për herën e dytë radhazi, këtë herë në disfatën 2:1 nga Bilbao.
Ancelotti e ka pranuar se Mbappe nuk është fare në nivelin adekuat, mirëpo që beson se francezit thjesht i nevojitet kohë.
“Ai është në më shumë se 1 për qind të potencialit, por jo në formën më të mirë”.
“Sidoqoftë, duhet t’i japim kohë për t’u adaptuar te Real Madridi. Ka shënuar 10 gola dhe po punon fortë për t’u përmirësuar më shumë”.
“Nuk kam biseduar me të. Ishte ndeshje e komplikuar, e luftuar deri në fund. E humbi penalltinë, nuk e shohim paraqitjen e lojtarit bazuar në një penallti. Ndonjëherë shënon, ndonjëherë jo. Sigurisht është i mërzitur, zhgënjyer por të shkojmë përpara”.
Real Madridi tani ka humbur katër nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, si dhe dështoi ta marrë kreun e La Liga-s.
“Ndeshja ishte e barabartë. Bilbao janë skuadër shumë e rrezikshme, ne garuam dhe luftuam. Duhej të ishte barazim, por është çfarë është”.
“Jemi ende në garë dhe po luftojmë. Mund të merrnim rezultat më të mirë por jemi këtu që të mendojmë për ndeshjen e të shtunës ndaj Gironas”.