Ancelotti konfirmon se do të bëjë ndryshime ndaj Getafes
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do të bëjë ndryshime të shtunën ndaj Getafes.
"Los Blancos" javën tjetër zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt, andaj tekniku italian dëshiron t'i pushojë disa nga yjet kryesorë.
Pasi fituan Kupën e Mbretit, Real Madrid është i fokusuar vetëm te Liga e Kampionëve andaj Ancelotti ka bërë të ditur se do të pushojë disa nga yjet kryesorë.
"Ne duam të fitojmë nesër. Fokusi ynë nuk është vetëm te Man City. Courtois do të luajë nesër. Vinicius, të shohim a nis a jo, por do të luajë nesër. Bisedova me të, ai ndihet mirë. Vinicius është lojtari më i mirë në botë, ose është afër".
"Do ta zhvillojmë një ndeshje mjaft kërkuese nesër ndaj një skuadre që lufton për mbijetesë prandaj do ta përdori një formacion me më energji. Disa lojtarë janë të lodhur prandaj nuk do t'i rrezikojë".
"Nuk do të tregoj se kush luan nesër sepse nuk dua t'i jap Getafes ndonjë avantazh", theksoi ai të premten në konferencë për shtyp.
Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Ferland Mendy është rikthyer nga lëndimi mirëpo Karim Benzema, David Alaba dhe Rodrygo do t'u jepet pushim.
Kësisoj, Lucas Vazquez, Alvaro Odriozola, Eden Hazard, Dani Ceballos, Mariano Diaz dhe Marco Asensio janë në listën e lojtarëve që shpresojnë të jenë titullar.
Përndryshe është raportuar se Ancelotti pritet ta përdorë një formacion 4-4-2 në ndeshjen kthyese ndaj Man Cityt, me Eduardo Camavingan që luan në mesfushë pranë Luka Modric, Toni Kroos dhe Federico Valverde, derisa Rodrygo të lihet në stol.