Ancelotti konfirmon se Bellingham do të jetë gati për Barcelonën - NACIONALE

Ancelotti konfirmon se Bellingham do të jetë gati për Barcelonën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka konfirmuar se mesfushori Jude Bellingham do të nisë nga minuta e parë ndaj Barcelonës.

Anglezi realizoi në fitoren 2:1 ndaj Bragas, por që u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një goditje që mori në këmbë.

Vetë Bellingham gëzoi tifozët se është gati, derisa edhe Ancelotti ka konfirmuar se askush nuk duhet të shqetësohet.

“Nesër ai do të luajë, sepse është mirë. Ata (Stafi mjekësor) e larguan dhimbjen e tij”.

“Nuk duhet t’ia shpjegoj se çka Clasico është, të gjithë e dinë. Është ndeshje botërore”.

Ndërkohë, sa i përket përballjes me Barcelonë – Ancelotti shtoi se kjo ndeshje nuk do ta përcaktojë garën për titull.

“Është e rëndësishme, ndeshje e veçantë. Do të jetë Clasico e parë e ezonit, por do të ketë edhe tjera:

Superkupa, ndeshja kthyese, Kupa e Mbretit, Liga e Kampionëve, ka shumë mundësi që të takohemi sërish, mendoj se nesër do të jetë vetëm e para”.

“Është shumë e rëndësishme, por sezoni është shumë i gjatë dhe të themi se kjo ndikon në titull është shumë. Sezoni është shumë i gjatë, do të jetë ligë shumë garuese, Barcelona, Atletico, Girona... ka shumë skuadra që do të luftojnë deri në fund”.

Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet me fillim nga ora 16:15.

Lajme të ngjashme