Ancelotti këshillon Marco Asensio të qëndrojë te Real Madridi - NACIONALE

Ancelotti këshillon Marco Asensio të qëndrojë te Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka këshilluar sulmuesin Marco Asensio për të qëndruar në "Santiago Bernabeu", me spanjollin që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

Si qëndrojnë gjërat, Asensio mund të largohet si agjent i lirë pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Ancelotti që në të kaluarën kishte thënë se "nuk i intereson" për situatën e 27-vjeçarit, tani ka këshilluar këtë të fundit që të arrijë marrëveshje me klubin për ta vazhduar kontratën.

"Shpresoj që ai do të qëndrojë te Real Madridi. Është e rëndësishme që Marco të jetë në skuadër, gjithnjë mund të na ndihmojë me gola dhe asistime në çdo moment. Unë i besoj".

"Rodrygo merr ma shumë rrezike dhe është më direkt. Marco lëviz mirë mes vijave dhe ka një gjuajtje të pabesueshme. Vërtet e vlerësoj sepse shënon sa herë luan, kur është titullar ose si rezervë. Ai është vendimtar sepse mund ta ndryshoj lojën me gola dhe asistime".

Me qëndrimin momental, Asensio është zgjedhja prapa Viniciusit dhe Rodrygo derisa Federico Valverde gjithashtu preferohet nganjëherë në krahun e djathtë.

Një numër i madh i klubeve të Premierligës dhe Barcelona janë duke vëzhguar situatën e spanjollit dhe mund të bëjnë një ofertë zyrtare në muajt e ardhshëm.

Që kur iu bashkua Realit nga Mallorca, Asensio ka shënuar 58 gola dhe dhuruar 30 asistime në 273 ndeshje në të gjitha garat.

Këtë edicion, ai ka shënuar nëntë gola dhe regjistruar gjashtë asistime në 38 paraqitje, por ka qenë titullar vetëm nëntë herë në La Liga dhe dy herë në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme