Ancelotti jep detaje për lëndimin e Jude Bellingham
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për lëndimin në krahë të Jude Bellingham, i cili pësoi në fitoren 4:1 ndaj Espanyolit.
Bellingham nisi për të dytën herë radhazi që kur u shërua nga një lëndim muskulor, sidoqoftë 21-vjeçari u pa në dhimbje të krahut në fitoren.
Sidoqoftë, anglezi ishte në gjendje për t’i zhvilluar 83 minuta para se të zëvendësohet ndërsa Ancelotti thotë se kjo nuk është asgjë shqetësuese.
“Jude e kishte këtë lëndim në krahë dhe është shëruar mirë. Ishte në gjendje të luante tërë ndeshjen pa asnjë problem. Të shohim nesër, edhe pse nuk duket se është ndonjë gjë shqetësuese”.
“Ai gjithmonë ka luajtur me mbrojtje. Sonte ishte shumë mirë dhe nuk kërkoi zëvendësim, siç nuk e ka bërë kurrë në fakt. Nuk mendoj se nuk do të ketë problem, por kuptohet duhet ta shohim”.
Sa i përket rezultatit, Ancelotti shtoi: “E nisëm mirë lojën dhe reaguam pasi ishim 0:1. Ishim të kompletuar. Luajtëm më mirë se në ndeshjet e kaluara, kishim më shumë ritëm dhe gjeneruam më shumë mundësi. Jam i lumtur”.
Real Madridi tani është në pozitën e dytë në tabelë me 14 pikë, një më pak se Barcelona por që katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.