Ancelotti flet për largimin e mundshëm nga Real Madridi: Pajtohem me atë që tha Mourinho
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pajtohet me fjalt e Jose Mourinhos, që ditë më parë se tha se vetëm një i çmendur largohet nga 'Mbretërit', ndërsa shtoi se lidhja e tij e fortë me Special One është edhe për shkak të Romës.
Real Madridi i Ancelottit do të takohet me Napolin në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sot, por e ardhmja e teknikut italian mbetet një pikë e rëndësishme bisede.
Kontrata e Ancelottit në Bernabeu skadon në verë, ndërsa Brazili e ka bërë atë kandidatin kryesor për të marrë Seleçao në 2024.
Trajneri i Romës, Mourinho, kishte thënë se nuk do të largohej nga Madridi nëse do të ishte Ancelotti dhe trajneri italian ra dakord.

“Unë jam një Mourinhista dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Ancelotti për Dsport, cituar nga TMW.
“Lidhja është bërë më e fortë falë Romës. Unë kam qenë kapiten i Romës, që ishte një moment fantastik i jetës sime. Jam dakord me të, vetëm një i çmendur do të largohej nga Madridi. Nuk jam në nxitim dhe jam i lumtur dhe i fokusuar në ndeshjet e ardhshme, përpiqem të jap më të mirën time”, shtoi Ancelotti.
Trajneri italian foli edhe për listën e mbushur të ndeshjeve për klubet dhe lojtarët, duke parashikuar se situata nuk do të përmirësohet në të ardhmen.
"Ne nuk mund të zgjedhim, UEFA dhe FIFA janë në krye dhe ata duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh," tha ai. "Gjërat nuk do të përmirësohen në të ardhmen. Përkundrazi, ata do të përkeqësohen sepse do të ketë një Botëror për Klube dhe një Ligë të Kampionëve me më shumë ndeshje. Një bashkim i fortë i futbollistëve mund të jetë çelësi për të ndryshuar këtë situatë. Futbollistët janë pjesa më e rëndësishme e lojës dhe kur ata nuk janë aty, ne humbim një pjesë të rëndësishme të shfaqjes.”
Ancelotti u kthye në Real Madrid në vitin 2021, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve si trajner i Mbretërve, herën e parë në 2014 dhe të dytën në 2022.

