Ancelotti: E kontrolluam ndeshjen, Diaz meriton më shumë minuta
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Bragas.
Tekniku italian tha se e kontrolluan ndeshjen nga fillimi, e që nisi me atë penallti që e mbrojti Andriy Lunin.
“Ndeshja ishte e mirë, e nisëm me atë penallti që Lunin e mbrojti. E morëm kontrollin, shënuam dhe në lojë të hapur ishim shumë të rrezikshëm, e përfunduam lojën me tranzicion të mirë”.
“Kemi karaktere të ndryshme. E vërteta është që jemi të rrezikshëm në tranzicion, ndonjëherë loja ngec por kur e hap lojën atëherë është më e lehtë për të sulmuar”.
Brahim Diaz ishte nga minuta e parë dhe bëri ndoshta paraqitjen më të mirë të sezonit, duke realizuar edhe golin e parë për t’i dhënë epërsinë Realit. Ancelotti e pranoi se spanjolli meriton më shumë minuta.
“Brahim? Bëri shumë mirë, shënoi dhe një iu anulua, bëri punë të shkëlqyer në aspektin ofensiv. Ai e meriton të luaj pak më shumë. Është shenjë e mirë për skuadrën, që të gjithë kontribuojnë”.
“Duhet t’i shohë të gjithë sepse janë shumë serioz, profesional dhe ndonjëherë meritojnë më shumë minuta”.
Real Madrid tani më ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt ani pse janë zhvilluar vetëm katër xhiro.