Ancelotti: Askush nuk duhej të luante në vikendin e kaluar, jemi të ndikuar nga ngjarja në Valencia
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se askush nuk ka dashur ta zhvillonte ndeshjen ndaj Valencias, si dhe në vikend nuk duhej të ishin luajtur asnjë ndeshje në La Liga.
Valencia kishte përmbytje të mëdha ku ndërruan jetë qindra njerëz, prandaj edhe përballja ndaj madrilenëve që ishte paraparë të zhvillohej të shtunën u shtye për një kohë të pacaktuar.
Ancelotti e ka pranuar se askush te Real Madridi nuk ka dashur të luante shkaku i ngjarjeve të fundit.
“Ka kaluar një javë që kur ndodhi tragjedia, jemi të mërzitur, është emocion që ndjemë, jemi afër qytetit dhe të gjithë jemi ndikuar. Të flasësh për futbollin në këso raste është e komplikuar. Nuk ndjej të flasë për futbollin, për mua ndeshja e nesërme është e veçantë por do të flasë sa më pak”.
“Këso gjëra na ndikojnë të gjithëve kur dëgjon, apo lexon. Jemi përgatitur sepse jemi profesionalë dhe kuptohet do të provojmë të fitojmë. Është ajo që bëjmë”.
“Ndeshja e suspenduar? Të gjithë ishin të qartë. Askush nuk donte të luante. Ishte vendimi i duhur, por nuk jemi ata në krye”.
“Futbolli është si parti, e bën kur të gjithë janë mirë. Kur familja jote është mirë atëherë ke parti. Futbolli duhet të ndalohet sepse nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë”.
Përndryshe, përballja mes Realit e Milanit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.