Ancelotti: Asgjë s’ndryshon për Bellinghamin pavarësisht arritjes së Mbappe
Trajneri Carlo Ancelotti insiston se asgjë s’do të ndryshojë për mesfushorin Jude Bellingham pavarësisht arritjes së Kylian Mbappes te Real Madridi.
Francezi kompletoi kalimin e shumëpritur te Reali këtë verë, duke iu bashkuar si agjent i lirë nga PSG-ja.
Sidoqoftë, nënshkrimi me 25-vjeçarin ka bërë të ketë pikëpyetje rreth yjeve aktual, si Bellingham i cili ka shënuar 23 gola sezonin e kaluar.
Ndërsa, Reali pritet ta ndryshojë sistemin – rëndësia e Bellingham do të mbetet e njëjta, kështu së paku thotë Ancelotti.
“Asgjë nuk ndryshon për të. Në sezonin e parë befasoi shumë, tregoi kualitete fantastike”.
“Sezoni i ri nuk do të jetë ndryshe. Do të jetë një nga lojtarët më të mirë që kemi, duke e mbështetur skuadrën me kualitet”.
Ancelotti ndër të tjera ka mbetur i befasuar me kritikat që mori Bellingham dhe Anglia në përgjithësi në “Euro 2024”.
“Ky është mendim, por Bellingham luajti shumë mirë në Evropian”.
“Anglia luajti tepër mirë, arritën në finale dhe ishin afër ta fitonin”, nënvizoi italiani.