Amorim për Unitedin: Do të vuajmë një periudhë të gjatë - NACIONALE

Amorim për Unitedin: Do të vuajmë një periudhë të gjatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajnerin Ruben Amorim ka paralajmëruar se Manchester Unitedi duhet të përgatitet për një periudhë të gjatë vuajtje para se të adaptohen në metodat e tij.

Tekniku portugez ia bëri sefte te “Djajtë e Kuq” në barazimin 1:1 ndaj Ipswich Town të dielën.

Amorim e pranoi se skuadra angleze nuk arriti t’i kuptojë kërkesat e tij në formacionin 3-4-3, ndërsa pret që të kalojnë kohë derisa të mësohen.

“Kur e nis një ndeshje të tillë, shënon gol, e ke kontrollin e topit duhet edhe ta kontrollosh tempon. Nuk mund ta bëjmë këtë për momentin”.

“Por, ata vërtetë provuan. E di që për disa njerëz është vështirë ta kuptojnë por vërtetë tentuan”.

Amorim ndërkohë pret se situata të bëhet edhe më keq derisa të mësohen.

“Do të vuajmë për një periudhë të gjatë dhe do të provojmë t’i fitojmë ndeshjet. Kjo do të kërkojë kohë, por e di që duhet të fitojmë. E nisim tani, rrezikojmë pak, vuajmë pak dhe vitin tjetër do të jemi më mirë në këtë pikë”.

Manchester Unitedi rikthehet në aksion këtë të enjte si nikoqir i Bodo/Glimt.

Lajme të ngjashme