Amorim me “dorën e hekurt”, kërkon nga Unitedi shitjen e katër yjeve
Trajneri Ruben Amorim thuhet se ka kërkuar nga Manchester Unitedi shitjen e katër yjeve nga skuadra aktuale.
Tekniku portugez do të marrë drejtimin e Unitedit në muajin nëntor, ndërsa tashmë veçse e ka vendosur se si e sheh skuadrën dhe kë nuk e do në ekip.
Sipas asaj që raporton “TeamTALK”, Amorim ka diskutuar me bordin e gjigantit anglez dhe iu ka bërë të qartë se nuk i sheh Antonyn, Casemiron, Christian Eriksen dhe Victor Lindelof si pjesë e planeve.
Asnjë nga lojtarët nuk duket i përshtatshëm në mënyrën e lojës që Amorim do të provojë ta shfaqë te Unitedi, andaj atyre do t’iu tregohet “dera” qysh në janar.
Me largimin e katër yjeve, Unitedi do të kishte buxhet edhe për të investuar në janar, në ndonjë lojtarë i cili do t’i përshtatej stilit të lojës së teknikut portugez.
Sidoqoftë, Unitedi fillimisht është i fokusuar në ndeshjet e radhës, ku do t’i besojnë Ruud van Nistelrooy, me këtë të fundit që e nisi për mrekulli në një fitore bindëse ndaj Leicester Cityt për Carabao Cup.
Kujtojmë, Unitedi do të paguajë mbi 10 milionë euro për ta paguar klauzolën e lirimit së teknikut portugez, i cili do t’ia bëjë sefte ndaj Ipswich Town.