Amorim debuton me barazim, Man United ndalet nga Ipswich - NACIONALE

Amorim debuton me barazim, Man United ndalet nga Ipswich

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

Edhe pse ishin më të mirë, skuadra mysafire u ndal në një barazim 1:1.

Unitedi e nisi për mrekulli, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave falë Marcus Rashford, i cili shënoi pas asistimit të Diallos (2’).

Pas kësaj, Sammie Smodisc kishte rastin e artë për ta barazuar rezultatin megjithatë Andre Onana me një super pritje ia mohoi golin.

Ishte Hutchinson që u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje precize s’i dha asnjë shans portierit mysafir për ta barazuar rezultatin (43’).

Pjesa e dytë ishte shumë më e barabartë, ku Ipswich rrezikoi me Liam Delip mirëpo Onana vazhdoi me pritje për t’ia fituar një pikë mysafirëve.

Kësisoj, Ruben Amorim e nis me një barazim epokën e Unitedit. Skuadra angleze renditet në pozitën e 12-të me 16 pikë, kurse Ipswich tani mbledhë nëntë sosh.

Lajme të ngjashme