Amir Saipi vlerësohet më i miri i javës së dytë në Ligë të Konferencës - NACIONALE

Amir Saipi vlerësohet më i miri i javës së dytë në Ligë të Konferencës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Java e dytë e 'Fazës së Ligës' në Ligën e Konferencën përfundoi në të mirë të favoritëve, aty ku portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, u vlerësua si portieri më i mirë i xhiros së dytë.

Chelsea, Fiorentina, Lugano e Legia janë në mesin e nëntë skuadrave që tani kanë fituar të dy përballjet e para.

Londinezët ishin bindës ndaj Panathinaikos, duke fituar në udhëtim me rezultat 4:1, ku shkëlqyen Joao Felix e Mykhailo Mudryk.

Lugano në anën tjetër fitoi me shumë vështirësi 1:0 ndaj Mlada Boleslav, ku më meritori ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi.

Saipi priti një penallti në minutën e 81-të, që ndikoi që Lugano të dilte me fitore, por pati intervenime shumë të mira edhe gjatë lojës, ku u dallua edhe me lojën me këmbë me një saktësi prej 80% të pasimeve.

Fal kësaj paraqitje, 24-vjeçari u vlerësua më i miri i kësaj jave në Ligë të Konferencës.

Team of the Week provided by Sofascore

Kujtojmë se Saipi bëri debutimin e tij me Kosovën në ndeshjet e tetorit, ku u paraqit mirë në sfidën e parë të Dardanëve që u fitua 2:1 ndaj Lituanisë, teksa në ndeshjen e dytë ishte në bankë rezervë, pasi Arijanet Muric u rikthye nga lëndimi.

Lajme të ngjashme