Amir Rrahmani titullar ndaj Milanit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Amir Rrahmani titullar ndaj Milanit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Napoli sot zhvillon ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Milanin, pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë e fituan 1:0 në San Siro. Edhe në këtë ndeshje nuk ka ndonjë befasi, me Amir Rrahmanin që është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Luciano Spallettit.

Napolitanët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht në mënyrë që të ecin në mesin e katër skuadrave më të mira, ndërsa Milani do të ishte e kënaqur edhe me barazim.

Për Napolin lajmi i mirë është se në krye të sulmit është kthyer Victor Osmihem që i ka munguar skuadrës në tri ndeshjet e fundit.

Formacionet startuese:

Spalletti do të vazhdojë t’i besojë skemës 4-3-3, me të cilën ka pasur suksese të mëdha në këtë sezon.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia.

Në anën tjetër Pioli është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1, me Giroud që pavarësisht se një shqetësimi do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë.

Milani: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Krunic; Diaz, Bennacer, Rafael Leao; Giroud.

Lajme të ngjashme