Amir Rrahmani lë pas lëndimin, rinis stërvitjet me bashkëlojtarët te Napoli
Ylli i Napolit, Amir Rrahmani më në fund është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët.
Kosovari ka qenë që disa muaj jashtë fushës pas një lëndimi muskulor që pësoi.
Sidoqoftë, tani situata e tij pas disa muajve është përmirësuar dhe ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët e tjerë.
Fillimisht, ai ka pasur një seancë në grup e pastaj bëri një stërvitje të veçantë, kështu raporton gazetari i afërt me Napolin, Antonio Gaito.
✅ #Politano ha svolto la seduta con la squadra
— Antonio Gaito (@antonio_gaito) December 19, 2022
⏳ #Rrahmani ha svolto prima parte di lavoro in gruppo e successivamente allenamento personalizzato pic.twitter.com/eyNUUY60cM
Pavarësisht që tani po stërvitet me grupin, Rrahmani pritet të jetë edhe disa javë jashtë fushës së gjelbër. Në fakt, Napoli ka vendosur të mos e rrezikojë, andaj më shumë gjasë ai do ta humbë edhe derbin ndaj Interit.
Napoli do ta zhvillojë një sfidë tejet të vështirë më 4 janar 2022 kundër Interit, por do të duhet t’ia dalin pa kapitenin e Kosovës, kështu raportoi ditë më parë “Gazzetta dello Sport”.
Ndërkohë, pavarësisht mungesës së tij që disa muaj Napoli ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme duke qenë i pamposhtur në Seria A, si dhe lider momental i tabelës.
Këtë sukses e mbajtën edhe në Ligën e Kampionëve, ku u kualifikuan si lider në një grup të vështirë me Liverpoolin, Rangers dhe Ajaxin. Në raundin e 16-të, skuadra e Luciano Spallettit do të përballet me Eintracht Frankfurtin.
Rikthimi i Rrahmanit padyshim do të jetë një lajm i shkëlqyeshëm për Napolin, ngase siç dihet para se të lëndohej ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë.
Deri me tani, kapiteni ‘dardan’ ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat (tetë në Seria A dhe tre në Ligën e Kampionëve).