Alphonso Davies e dëshiron vetëm Real Madridin
Mbrojtësi i Bayern Munichut Alphonso Davies dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin, pavarësisht interesimit të Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Ylli kanadez do të jetë agjent i lirë në verë ngase negociatat me Bayern Munichun kanë ngecur që sa kohë, me kontratën aktuale që i skadon në verën e vitit 2025.
Kohëve të fundit kishte raportime të shumta se Barcelona dhe Man Unitedi po bëjnë përpjekje për të nënshkruar me Davies, megjithatë ky i fundit nuk është i interesuar.
Sipas gazetarit Ramon Alvarez, përfaqësuesit e Davies tashmë e kanë informuar Realin se lojtari do t’iu bashkohet në verë.
“Para disa ditëve, përfaqësuesit e Davies konfirmuam te Real Madridi vendimin se lojtari dëshiron të nënshkruajë për skuadrën e bardhë. Kanadezi ka marrë oferta nga Barcelona dhe Man Unitedi, por ai thotë se vendimi është marrë”, shkroi ai ndër të tjera.
🚨 Hace unos días, el entorno de Alphonso Davies le confirmó al Real Madrid que la decisión del jugador es fichar por el conjunto blanco. El canadiense ha recibido otros acercamientos (Barça y MU, entre ellos), pero transmite que la decisión está tomada. Más información en el… pic.twitter.com/46UBKMDV8f
— Ramón Álvarez de Mon (@Ramon_AlvarezMM) November 12, 2024
Davies kësisoj mund të jetë një zgjidhje fantastike për Realin në krahun e majtë, sidomos meqenëse Ferland Mendy po dëshpëron së fundmi ndërsa Franc Garcia nuk është që llogaritet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.
Përpos Davies, Reali po e synon edhe afrimin e Trent Alexander-Arnoldit të Liverpoolit, të cilit gjithashtu do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2025.