Alexander-Arnold i joshur mbi idenë e transferimit te Real Madridi
Mbrojtësi i Liverpoolit Alexander-Arnold ka mbetur i joshur nga ideja që t’i bashkohet Real Madridit.
Ylli anglez do të jetë agjent i lirë në verë, ndërsa ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim me klubin e fëmijërisë.
Liverpooli iu ka ofruar kontrata të reja Alexander-Arnoldit si dhe dyshes Mo Salah dhe Virgil van Dijk, mirëpo mbrojtësi për dallim nga dy të tjerët po e mendon largimin nga “Anfield”.
“Mendoj se Mo Salah dhe Van Dijk duan të qëndrojnë. Nuk kanë dhënë asnjëherë ndonjë indikacion tjetër”.
“Në dijeninë time nuk ka pasur negociata me klubet tjera. Kjo dallon për Trent sepse Real Madridi është shumë i interesuar. Ai është i joshur mbi këtë ide dhe nuk mund ta fajësoni”.
“Ai ka arritur shumë me Liverpoolin. Në intervistat që ka dhënë së fundmi, disa nga deklaratat që ka dhënë, është shumë sikur po dëgjoj terrenin e shitjeve të Realit që më është kthyer”, deklaroi Melissa Readdy për Sky Sports.
Reali e vlerëson Alexander-Arnoldin si adekuati për ta zëvendësuar Dani Carvajal shkaku i eksperiencës së madhe, si dhe që ka vetëm 26 vjeç.
Madridi megjithatë nuk është i interesuar të paguajë ndonjë vlerë në afatin e dimrit, kësisoj një transferim i tillë mund të realizohet vetëm më 2025.