Alejandro Garnacho bën heroin, Man United në “frymën e fundit” triumfon ndaj Fulham - NACIONALE

Alejandro Garnacho bën heroin, Man United në “frymën e fundit” triumfon ndaj Fulham

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester United më shumë mund ka fituar sfidën që doli të jetë mjaftë e vështirë në udhëtim te Fulham, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

"Djajtë e Kuq" zhvilluan paraqitje të bukur, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:2.

Fulham nisi të rrezikojë fillimisht ku pas një aksioni të shpejtë Carlos Vinicius kishte një mundësi të mirë shënimi.

Sidoqoftë, ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të mesfushorit Christian Eriksen, i cili realizoi nga afërsia pas një asistimi të Bruno Fernandesit (14').

Man United kishte pastaj edhe disa tjera mundësi të arta përmes Anthony Martial, por që francezi dështoi dy herë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, ishte i sapo inkuadruari Daniel James që pas një asistimi të Tom Cariney barazoi rezultatin, duke i shënuar ish klubit nga afërsia (61').

Man United pastaj kërkoi një 11-metërsh, me talentin argjentinas Alejandro Garnacho që u faullua brenda zonës, por pas rishikimit të VAR-it, ndeshja vazhdoi normalisht.

Kur askush nuk e priste, në aksionin e fundit, Eriksen për mrekulli gjeti Garnachon, i cili realizoi lehtësisht nga afërsia (90+3’).

Man United me këtë fitore renditet në pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë të mbledhura, derisa Fulham vazhdon të qëndrojë në pozitën e nëntë me 20 sosh. Për të dy skuadrat kjo ishte ndeshja e fundit para pushimit një mujor, ku do të zhvillohet Kupa e Botës.

Man United në xhiron tjetër është paraparë që të përballet me Nottingham Forestin, derisa Fulham do t'i shkojë Crystal Palace.

Lajme të ngjashme