Albion Rrahmani – ylli kosovar që shkëlqeu në vitin 2023 - NACIONALE

Albion Rrahmani – ylli kosovar që shkëlqeu në vitin 2023

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, me plot meritë mund të cilësohet si futbollisti i vitit në vendin tonë, pasi shkëlqeu me Ballkanin në Superligë dhe vazhdoi paraqitjet e jashtëzakonshme edhe në kualifikime të Ligës së Konferencës, që ndihmuan suharekasit të siguronin grupet e kësaj gare për herë të dytë me radhë.

Rrahmani ishte thjesht fantastik në këtë vit. Shënoi mbi 20 gola me Ballkanin në të gjitha garat, e kjo bëri që ai të binte në sy të skuadrës nga elita rumune, Rapid Bukuresht, e cila e transferoi atë për çmim rekord prej 600 mijë eurove, shumë kjo më e larta e dhënë për një futbollist që del nga Superliga e Kosovës.

23-vjeçari e vazhdoi formën e lartë edhe me klubin e tij të ri. Shënoi gjashtë gola në gjashtë takime, teksa dhuroi edhe gjashtë asistime, me çka fitoi ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, por një lëndim në ndeshjen ndaj Andorrës, bëri që ai të operohej dhe mos të luante më që nga muaji tetor.

Gazeta Nacionale e ka vlerësuar atë si futbollistin më të mirë të vitit 2023, bazuar në statistikat, ndikimin e tij te ish-skuadra e tij Ballkani dhe krejtësisht e fundit që u bë lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë nga Superliga e Kosovës.

Në një intervistë të zhvilluar me Albionin, ai tregoi shumë gjëra, duke filluar me transferimin e tij te Rapidi, e duke vazhduar për ofertat tjera që pati, teksa foli edhe për debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës dhe krejtësisht në fund për rikuperimin nga lëndimi që pësoi.

Lajme të ngjashme