Albion Rrahmani: Krenari, shtatë lojtarë që dolëm nga Superliga ishim titullar te Kosova
Sulmuesi Albion Rrahmani thotë se kanë diskutuar brenda në ekip, se si shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës do të jenë titullar me Qipron.
Qendërsulmuesi i Sparta Pragës tha se ndihen shumë krenar dhe që e merituan plotësisht fitoren kundër Qipros.
“Edhe na e kemi diskutuar sepse shtatë lojtarë që kanë dalur nga Superliga e Kosovës po luajmë startues. E kemi pasur si temë gjatë ditës, ndihemi krenar që kemi dalë nga Superliga e Kosovës dhe po e ndihmojmë ekipin në objektiva. E merituam dhe i fituam tre pikë”, nënvizoi ai për “RTK”.
Rrahmani ishte mjaft aktiv për Kosovën, por që assesi s’arriti ta gjente rrugën drejtë rrjetës.
Sidoqoftë, Rrahmani ishte më meritori te goli i tretë, të cilin e realizoi Emir Sahiti sepse nga goditja e tij, portieri e bllokoi dhe topi iu kthye këtij të fundit që e dërgoi brenda rrjetës.