Albion Rrahmani dhe Qëndrim Zyba të gatshëm për përballjen ndaj Andorrës - NACIONALE

Albion Rrahmani dhe Qëndrim Zyba të gatshëm për përballjen ndaj Andorrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Albion Rrahmani dhe mesfushori Qëndrim Zyba janë shprehur optimist para përballjes ndaj Andorrës.

“Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e dytë para ndeshjes ndaj Andorrës, që njëkohësisht ishte e fundit në Prishtinë.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Rrahmani tha se i pret një ndeshje e vështirë por ka besim që do të arrijë të shënojë.

Gjendja e ekipit është jashtëzakonisht e mirë. Shpresoj se të gjithë bashkëlojtarët të jenë në fizikun 100 për qind. Na pret një ndeshje e vështirë, por besoj që me kualitetin që kemi do të marrim rezultatin pozitiv dhe pse jo tre pikë”.

Është ndjenjë e veçantë ta kesh barrën kryesore te kombëtarja, të cilën e kam ëndrruar me vite që të jem pjesë e saj. Jam shumë krenar që tashmë do të kem hapësirë që ta ndihmojë kombëtaren. Besoj që në këtë ndeshje të shënoj dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Unë do ta lë shpirtin në fushë për këtë fanellë, sepse është nder dhe krenari ta kesh në trup”.

Ndërsa, mesfushori Zyba që u ftua për herë të parë deklaroi se e plotësoi ëndrrën dhe shpreson që t’i jepet mundësia për ta treguar kualitetin.

Më të vërtetë është një prej ëndrrave që kam pasur që nga fëmijëria dhe më është realizuar. Çdo moment që i duhemi shtetit tonë jemi në gjendje për të dhënë më të mirën tonë. Falë Zotit jam me një formë mjaft të mirë dhe shpresoj që atë që di të bëj më së miri ta ndihmoj ekipin nëse më jepet mundësia. Djemtë janë të shkëlqyeshëm. Ata na kanë pritur shumë mirë neve që jemi më të rinj dhe i falënderoj shumë sepse na kanë afruar shumë shpejt në grup”.

“Andorra? Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne do të japim maksimumin dhe do t’i bëjmë detyrat që na cakton trajneri. Patjetër duhet të shkojmë për fitore”.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës zhvillohet të enjten në fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme